“Ekipi është i karikuar”, Manaj: Ndaj Spanjës japim shpirtin në fushë, kemi ende shpresa

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj doli në konferencë ditën e sotme. Manaj, u shpreh se kuqezinjtë do të luftojnë deri në fund për kualifikimin, edhe pse ky mision duket mjaft i vështirë, pasi përballë do të jetë  Spanja.

Kur mbaroi ndeshja filluam të mendonim. Mund të kishim arritur 3 pikët. Goli i dytë mund të jepej faull, por gjyqtari tha që nuk kishte asgjë nga VAR-i. Pak pishman, pasi mund të kishim fituar. Tani duhet të fitojmë ndaj Spanjës. Kemi më shumë shanse nëse fiton sonte Spanja. Shpresoj të bëjmë historinë.

Goli i shpejtë me Italinë na bëri të uleshim shumë. Ndërkohë që ndaj Kroacisë pjesa e parë ishte ndër më të mirat e viteve të fundit. Goli i parë i pësuar na demoralizoi, na destabilizoi pak, por patëm forcë me golin e Klausit dhe atë që dhanë lojtarët e ardhur nga stoli.

Goli është gjëja më e rëndësishme për një sulmues, por jemi ekip kompakt. Rëndësi ka të shënojmë, jo kush shënon.

Spanja? Ekip shumë i madh. Por rrafi sot Italinë do të kemi më shumë shpresa. Kanë lojtarë me shumë kualitet si Rodri, Lamine Yamal apo Morata. Të bëjmë ndeshjen tonë dhe të japim 100%, nga minuta e parë deri te e fundit.

Çfarë biseduam me shokët? Shënuam në 95’, ishim të kënaqur edhe me barazimin, por kryesore ishte të fitonim. Për pjesën e parë dhe 20 minutat e pjesës së dytë që zhvilluam. Gjithçka mund të ndodhë në nivele të tilla, por u kthyem në Dortmund të kënaqur me barazimin.

Goli? Shpresoj që golin ta bëjë kush ta bëjë, rëndësi ka të fitojmë me Spanjën dhe të kemi mundësi të kualifikohemi.

Atmosfera? Ekipi është shumë i motivuar. Ndeshja e fundit është ndeshje brenda ose jashtë. Të gjithë do të jemi të përqendruar në maksimum. Emocionet janë të mëdha, gjithë Shqipëria dhe gjithë bote ndjek këto ndeshje. Të futemi në fushë të përqendruar, që të mund të fitojmë dhe të arrijmë grupin.

Të gjithë ne lojtarët atë duam, të fitojmë ndaj Spanjë dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët.

Në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, edhe ata nisën të sulmonin. Në të parën nuk patën hapësira, sepse zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Ata kanë lojtarë cilësorë, ndërrimet e tyre na bënë presing lart. Mund ta menaxhonim më mirë pjesën e dytë, por jemi të kënaqur me barazimin.

Mungesa e golave nga qendërsulmuesit? Nuk ka lidhje me fatin, tre lojtarët që kanë shënuar kanë bërë gola shumë të bukur dhe gola vendimtarë. Shpresojmë që ndaj Spanjës të bëjë gol kush të jetë. Rëndësi ka të fitojmë.

Mundësitë ndaj Kroacisë? Në ndeshje ndryshojnë shumë gjëra dhe faktorë. Nuk është e lehtë t’i kapësh në kundërsulm, bie edhe fuqia kur merr topin pasi je gjithë kohës duke vrapuar.

Dueli ndaj mbrojtësve spanjollë? Edhe Spanja ka mbrojtës shumë të mirë. Rëndësi ka që ekipi të ecë përpara. Jemi ekip kombëtar, nuk kanë rëndësi individualitetet, por ekipi.

Duhet të futemi edhe më fort se u futëm ndaj Kroacisë. Spanja është një nga ekipet më të mira në botë, të japim 100% nga minuta e parë deri te ajo e 95’”, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Ekipi është i karikuar”, Manaj: Ndaj Spanjës japim shpirtin në fushë, kemi ende shpresa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook