Kanosje dhe përndjekje, dy të arrestuar në Korçë për dhunë në familje, e pëson dhe një i tretë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës për dhunë në familje.

Blutë njoftojnë se një 33 vjeçar u arrestua pasi ndoqi dhe shqetësoi bashkëshorten pasi ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, një 57-vjeçar pasi dhunoi dhe kanosi me armë të ftohtë bashkëshorten me të cilën ishin në proces divorci.

Ndërkohë ndaj një 47-vjeçari kanë nisur hetimet, pasi dyshohet se ka dhunuar kushëririn (djalin e xhaxhait) dhe disa familjarë të tij.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:

-E. L., 33 vjeç, banues në Korçë, pas kallëzimit nga bashkëshortja e tij (e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe në proces divorci) se 33-vjeçari, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e ka ndjekur dhe e ka shqetësuar;

-A. D., 57 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me armë të ftohtë (thikë), bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar kushëririn (djalin e xhaxhait) dhe disa familjarë të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Arena e Lajmit

Kanosje dhe përndjekje, dy të arrestuar në Korçë për dhunë në familje, e pëson dhe një i tretë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook