“Kujdes nga temperaturat e larta”, paralajmëron Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Mbroni jetën dhe pronën, rreziku më i madh sot dhe nesër

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët e Shqipërisë që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

Agjencia shprehet se qytetarët duhet të jenë kujdes të shtuar sidomos sot dhe nesër. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë këtyre dy ditëve, duke marrë masa, për të mbrojtur jetën e tyre, pronën, gjënë e gjallë dhe mjedisin.

“Kujdes nga 🌡Temperaturat e Larta në Ditët e Ardhshme

Bazuar situatës së krijuar nga 🔥 zjarret në pyje në rajon, nisur nga parashikimi në buletinin e  🇪🇺 Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe nga parashikimi i institucioneve shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj.,  🚨njoftojmë qytetarët dhe institucionet për rrezikun e 🌡temperaturave të larta në ditët në vijim.

📍Sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë “I LARTË” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “I MODERUAR”.

⚠️Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e:

-Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta.

-Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë.

-Pronës, duke shmangur pastrimin e tokës nëpërmjet djegies.

Po ashtu, ju ftojmë të mbani një vëmendje të veçantë për:

– Trashëgiminë kulturore, duke ruajtur vlerat dhe monumentet kulturore nga ndikimi i temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve.

– Mjedisin, duke përdorur burime të qëndrueshme dhe duke minimizuar ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedis.

Ju lutemi të ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve  për të minimizuar ndikimin e temperaturave të larta në jetën dhe pronën tuaj.

📍Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri 24/7 për të koordinuar dhe bashkërenduar strukturat e Mbrojtjes Civile në përballjen e çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Kujdes nga temperaturat e larta”, paralajmëron Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Mbroni jetën dhe pronën, rreziku më i madh sot dhe nesër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook