Lubonja: Duhet një bashkim i madh, përtej atij që ka Berisha, për të fituar opozita

Analisti Fatos Lubonja në studion e emisionit “Open” në News24 tha se pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën dhe logon grupimit të Sali Berishës, sot kemi një opozitë jo aq të përçarë, por më të fortë.

Lubonja tha se Lulzim Basha ka mbetur aty si një gozhdë, që nuk ka ikur, por ka bërë rekurs.

“Ky vendimi i Apelit është diskutuar shumë, por që Edi Rama ka lojrat e tjera për të dobësuar opozitën duhen parashikuar.

Sali Berisha është në arrest, për Ilir Metën thuhet do arrestohet sot, do arrestohet nesër, mund të ketë edhe shumë lëvizje të tjera që mund ta dobësojnë opozitën, që edhe nuk i themi dot”, tha Lubonja.

Ai tha se jemi në një narko-shtet që kontrollon territorin me banda kriminale dhe nuk lejon asnjë lloj opozite për të fituar.

Lubonja tha se është dakort që Berisha nuk mjafton për të rrëzuar Edi Ramën, por duhet të ketë një reagim, pasi ai ka një frymë për të shkatërruar gjithçka.

“E kuptoni që nuk bëjnë punë ato çunat e mirë që thuhet se duhet të dalin, duhet një bashkim i madh, përtej atyre që mbledh apo ka Berisha”, tha Lubonja

Arena e Lajmit

Lubonja: Duhet një bashkim i madh, përtej atij që ka Berisha, për të fituar opozita

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook