“Vendimi për vulën ndau përfundimisht dy grupet në PD”, Shehi: Edhe grupimi i Berishës nuk fiton ndaj Ramës. Opozita duhet të bashkohet në zgjedhje

Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin Opinion në News 24 tha se vendimi i gjykatës për vulën e PD ndau përfundimisht dy grupet në Partinë Demokratike.

Shehi theksoi se grupi i Berishës e meritonte vulën, pasi ka shumicën në PD. Sipas tij, dhe grupi i Berishës nuk mjafton për të fituar në zgjedhje ndaj kryeministrit Edi Rama. Për Shehin, opozita duhet të jetë sa më e bashkuar, me qëllim që të korrë sukses në zgjedhje.

Dashamir Shehi: Kalimi i vulës tek Sali Berisha është normale dhe e drejtë, pasi ka shumicën e partisë. Vula e PD ishte tek pakica dhe ky ishte paradoks. Kjo ndihmon në ndarjen përfundimtare të PD-së, te grupi që beson tek Berisha dhe tek krahu që nuk e beson më Berishën. Ata që nuk besojnë tek Berisha duhet të gjejnë skemë të re, personazhe të reja. Unë them se duhet të bashkohemi rreth një projekti të ri politik. Unë mendoj se edhe grupi i Berishës nuk mjafton për të rrëzuar Ramën. Edhe deputetët asnjëanës duhet të vendosin se nga cili kah do të qëndrojnë. Unë do bashkëpunoja dhe me Bashën, nëse pranon idetë e reja.

Duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor, pasi i ka zënë rrugën partive të reja. Ligji është bërë i atillë, që përpos se në Tiranë, në rrethe sidomos nuk bën dot një parti politike me peshë në vend. PD duhet të rregullojë edhe raportet me ndërkombëtarët. Qendra e Djathtë Shqiptare duhet të përmirësojë raportet me BE dhe SHBA dhe nuk mund të sakrifikohen raportet me aleatët e mëdhenj, për shkak të një grupi. Duhet një grupim i ri politik që të “luftojë” me Ramën, pasi përndryshe do kemi një Rama prej vitesh në pushtet. Është fatkeqësi që brenda opozitës ka një luftë të brendshme. Opozita duhet të jetë më e gjerë se PD. Duhet të jenë disa grupe opozitare dhe pas zgjedhjeve, mund të krijosh koalicion. Nëse bëjmë luftë në oborr si opozitë, kjo nuk do të thotë se fitojmë betejën me shqiptarët. Ne duhet të luftojmë, që të ikë Rama, që ka 11 vite që qeveris vendin. Ne kemi gati platformën, por jo emrin. Basha ka qenë ana tjetër e medaljes së Berishës. Nuk ka përse të detyrohemi që të shkojmë pas një personi, ky është bolshevizëm. Ne na duhen njerëz të ndershëm dhe të mund të përballen me qeverisjen e Ramës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Vendimi për vulën ndau përfundimisht dy grupet në PD”, Shehi: Edhe grupimi i Berishës nuk fiton ndaj Ramës. Opozita duhet të bashkohet në zgjedhje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook