Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “ Rrepet” në rrugën nacionale Fier- Levan.
Një 80-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një automjet duke pësuar lëndime të lehta.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.