Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë e cila ka ndodhur në disa zona të kryeqytetit dhe në disa qytete të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ndërprerja ndodhi si shkak i një kolapsi të plotë të sistemit energjetik, ndërsa shtoi se kjo është e paprecedentë në historinë e vendit.
Ai shtoi se ndërkohë që Belinda Balluku krenohej për 1.3 miliardë euro investime, kolapsi dëshmoi se rreth 9-0 përqind e kësaj shume është vjedhur.
Postimi:
Blackout i plotë!
Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!
Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb