Antoine Griezmann, sulmuesi i Francës, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Holandës.
“Disa thonë se jemi të mërzitshëm, përdoren shpesh këtë fjalë. Ka ndeshje në të cilat duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të mos i lëmë asgjë kundërshtarit, si ndaj Austrisë. Jam shumë i kënaqur me reagimin e ekipit. Mundohem ta lexoj mirë lojën dhe të shpejtoj kur është e nevojshme. Ne duam të fitojmë dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu” – tha ai.
(J.S/)