“Kryeministri po largon popullin, por nuk e zhduk dot”, Malkaj: Turp për mbrojtësit e pushtetarëve, qeshnin nën vete se rrahën protestuesit

Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë duke larguar popullin shqiptar nga atdheu, por ata nuk mund ta zhdukin dot të gjithë popullin.

Malkaj tha se është turp, që mbrojtësit e pushtetarëve lavdërohen për dhunën që kanë ushtruar mbi protestuesit.

Mehdi Malkaj: Unë kam merak me ca njerëz që quhen shoqëri civile, që marrin para nga Europa dhe nga taksat tona. Shoqëria civile janë hajdute, janë plehra, që vetë flasin e vetë firmosin. Udhëheqësit zhduken, por populli mbetet. Populli rrallohet kur qeveris Rama, se po ikin, por nuk zhduken. Ju si policë po mbroni një hale, po mbroni një plehrë. Çfarë është ky njeri që nuk zbret shkallët dhe të thotë urdhëroni o njerëz. Është turp për këta që mbrojnë qeverinë, që pasi u larguam ne, qeshnin nën vete se ushtruan dhunë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Kryeministri po largon popullin, por nuk e zhduk dot”, Malkaj: Turp për mbrojtësit e pushtetarëve, qeshnin nën vete se rrahën protestuesit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook