Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka kultivuar kanabis. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. A.
NJOFTIMI I POLICISE
Vlorë/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”. Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Armen dhe asgjësohen 168 bimë narkotike cannabis sativa.
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi E. A., 51 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
()