Rebrov, u shfaq tepër i lumtur për suksesin e skuadrës së tij, me “përmbysje”, në fitoren 2-1 përballë Sllovakisë.
“Ishte një sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën, por sidomos për vendin tonë. Na duhet të fokusohemi tashmë tek ndeshja e fundit në grup, që do të përcaktojë edhe fatin tonë në këtë grup. I fola djemve në pushimin e lojës, i kërkova të mos fokusoheshin tek renditja, por të jepnin maksimumin në pjesën e dytë dhe ata atë bënë. Demostruam forcë karakteri dhe merituam fitoren”, përfundoi tekniku i Ukrainës Rebrov.