Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me shpërthimin me bombol gazi. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati.
NJOFTIMI
Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
()