Po mbahet sot gjyqi për Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit, Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan në vitin 2021.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për qëndrimin e avokatit Mirash Martini, që mbron Arbër Paplekajn. “Kam materialin me shkrim prej 44 faqesh. Shkalla e parë duke u bazuar në akuzën e ngritur nga prokuroria, ka ndryshuar cilësimin juridik duke e dënuar me 22 vite burg. Si pasojë e këtij dënimi ka qenë edhe gabimi i fakteve. U pranua kërkesa jonë për rigjykim të çështjes pjesërisht ku u bënë dy ekspertiza”, tha avokati i Paplekajt. Po ashtu ai theksoi se prokuroria ka paraqitur në gjykim fakte jo të vërteta, ndërsa ai tregoi dhe ngjarjen e asaj dite.
“Prokuroria paraqitu në gjykim fakt me rrethana jo të vërteta dhe u pranua nga gjykata duke mos pranuar kërkesat tona. Shpresoj që gjykata juaj ta ketë dëgjua me vëmendje çështjen. Mendoj se me faktet e rrethanat e krijuara jemi shumë afër të vërtetës. I mbrojturi prej mej ka qenë pjesë e një grupi elektoral që drejtohej nga Arjan Hoxha, vullnetar me njohje të ndersjelltë. Më 21 prill 2021, ky grup marrin nga shtabi elektoral 3 furgona me qira të përkohshme. Ka filluar të lëviz, Arbër Paplekaj e Arjan Hoxha kanë qenë në furgonin e parë. Nga fushë mbreti në Cërrik ishte plani me lëviz, por Hoxha merr një telefonatë për krim elektoral në 5 maj. Ergys Muzhaqi, dëshmitar takohet me Arjan Hoxhën dhe i çon tek vendi i ngjarjes në rrugën “Lef Nosi”. Kanë vëzhguar nëse ka kamera sigurie, nuk e kanë parë makinën. Më vonë shfaqet një ML, pa targa e drejtuar nga Mehmet Greca. Nga pjesa e dukshme dallonin një shkop gome, letra me emra votuesish. Arjan Hoxha telefonin policinë. Disa herë telefonin Alket Shatron, por që s’ishte në qytet. Mbërrin Nikollaq Palla. Hoxha i kërkon Demushit filmimin me gjithë shpjegimin që bënte Arjani dhe automjetin. Hoxha komunikon me Albet Nushin dhe i shpjegon situatën. Duken nga pamjet filmike, pozicionet e personave të pranishëm. Hoxha kërkon te ndiqen procedurat dhe bëhet ekspertiza për sendet në automjetin pa targë.”, vijoi avokati.
Mes të tjerash ai vazhdon më tej rrëfimin mbi pretendimet e klientit të tij mbi atë se çfarë ka ndodhur sipas tij.
“Në vendngjarje vjen një furgon policie, me personat që po gjykohen në këtë proces. Nga pamjet filmike të telefonit Arjan Hoxha, ishin të gjithë të qetë duke menduar se këtu mbaroi puna e tyre. Pas dy minuta vijnë me shumë shpejtësi një numër i madh mjetesh ku zbritën shumë persona. Ata sulmojnë Redi Nushin që filmonte. Ndërpriten filmimet, për shkak të sulmit. Pamjet filmike ishin regjistruar nga babai i Klement Xhaferrit. Fillon filmimi pikërisht kur grupi vjen dhunshëm. Paplekaj duket se futet për të shuar sherrin. Ne momentin kur sa filloi të komunikojë. Xhuvani niset me vrull, shtyn Arbër Paplekajn, vijnë pas tij dhe Klement Xhaferri etj, dhe spostohen në një rrugicë të lagjes. Pamjet nga kamera e sekuestruar nuk lejojnë lëvizjet e këtyre personave por vetëm këmbët e tyre. Duket qarte se kjo turmë ka ardhur për të shpëtuar Mehmet Grecën që po intervistohej nga policia dhe mund të shoqërohej bashkë me materialet zgjedhore. Greca sa fillon ngjarja, shkon tek automjeti heq disa materiale, i cili me një çantë u largua nga vendi i ngjarjes. Këto vetura që erdhën për të shpëtuar Mehmet Grecën erdhën pikërisht te vendi i ngjarjes. Në këtë moment para krismave vjen dhe një automjet tjetër policie Krenar Guçaj, Kreshnik Gjeçaj etj. 4 drejtues të lartë policor në Elbasan. Kur arrijnë vetëm disa sekonda para se të dëgjohen krisma. Kur Paplekajn e kanë shtyrë ndaj tij duket qartë se kanë ushtruar dhunë fizike, nga dëshmitë është fyer rëndë me fjalë nga familja, nëna, gruaja. Është qëlluar me armë nga turma ku plagoset shoku i Paplkekajt. Paplekaj nuk ka reaguar, shihet në të gjitha pamjet, ka bërë përpjekje të shmanget, askush nuk dëshmon që Paplekaj ka fyer dikë. Mbanin duart në borseta në momentin që ka parë shokun e tij të plagosur Pavlo Uksani e që janë nxjerr armët, ka reaguar. Tregohet qartë se është përballur me Pjerin Xhuvanit, sheh armë te shkurtra që i drejtohen, sheh të plagosur shokun e tij dhe atëherë reagon.”, tha ai.
Ai sqaron se Arbër Paplekaj ka reaguar pas sulmit me armë dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset.
“Arbër Paplekaj ka reaguar pas krismave me armë, pas sulmit me armë dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset. Nga ekspertimi i teshave të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë nga arma e Arbër Paplekajt. Kjo do të thotë që në një distancë më afër se një metër Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë. Në vendngjarje është qëlluar drejt Arbër Paplekajt para se të qëllonte ai. Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur është qëlluar me armë dhe një nga miqtë e tij është dëmtuar. Është një reagim në një gjendje psikike të rënduar. Ai ka vepruar si robot, në mënyrë instiktive në mbrojtje të jetës së tij dhe atyre që kishte pranë.”, tha ai.
()