Balla mbledh delegatët e Fierit: Një mandat më shumë në 2025 për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën

Ministri i Brendshëm, njëherësh dhe Drejtues Politik i PS në qarkun e Fierit, Taulant Balla, në takimin me delegatët e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste në Fier, deklaroi se objektivi mbetet fitorja e një mandati më tepër për Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme të 2025.

“Janë organizatat më të mira që kanë bërë përmirësimin më të mirë qoftë në aspektin e numrit të anëtarëve të Partisë, qoftë në aspektin e përmirësimit të përbërjes gjinore, qoftë në aspektin e afrimit të të rinjve për përmirësimin e moshës mesatare dhe dua t’i nxis të gjitha organizatat tona në të gjithë territorin e qarkut, që ky është një proces që nuk ka përfunduar siç e kemi thënë ky është një proces jetik për Partinë Socialiste, i cili duhet të vazhdoj organizimi me detyra konkrete ky është dhe synimi i Kongresit që do mbledhim pas pak ditësh për t’i hapur rrugën gjithë përgatitjes elektorale të Partisë Socialiste, e cila në synimin e vetë nuk ka vetëm fitoren në zgjedhjet e prillit apo të majit të vitit të ardhshëm, por unë do thoja që të shtojmë numrin e mandateve tona në këto zgjedhje. Një nga qarqet ku Partia Socialiste Kryeministri, Kryetari partisë Edi Rama pret që të shtojmë mandatet tona është qarku i Fierit. Unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë që të shtojmë një mandat të paktën në zgjedhjet e vitit 2025 në Fier dhe ky është një objektiv tërësisht i arritshëm, nuk po marr për referencë zgjedhjet vendore të vitit 2023, të cilat nëse i referohemi votës sa i përket kryetarëve të bashkive që ishte një votë do thoja e qartë dhe e pandarë politike.
Ky objektiv është mese i arritshëm”, tha Balla.

Kjo ka ndodhur, sipas tij, në vitin 2017 ku PS ka marrë 10 mandate dhe duhet dhe do të ndodhë domosdoshmërisht në një nga të dielat mes 15 prillit dhe 15 majit të viti të ardhshëm.

Parimi është vendosur që 3 në 4 delegatë do të jenë të zgjedhur për herë të parë, me kuota të garantuara për gratë dhe të rinjtë, duke thelluar kështu më tej procesin e rienergjizimit të Partsë, sipas ministrit, më të madhe të të gjithë shqiptarëve.

“Ne do të kemi 20 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të ndarë respektivisht: 5 Bashkia Lushnje, 3 Bashkia Divjakë, 8 Bashkia Fier, 2 Bashkia Patos, 1 Roskovevi dhe 1 Mallakastra. Ne nuk nisemi për realizimin e këtij objektivi nga situata e shkatërruar e opozitës por nisemi nga gjithçka kemi bërë gjatë këtij mandati të tretë dhe në gjithçka kemi bërë në këto njëmbëdhjetë vite të qeverisjes së Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës dhe nisemi nga nevoja për të bërë të pakthyeshëm progresin që kemi arritur deri më tani dhe për të çuar përpara një sërë reformash që janë në proces zbatimi”, nënvizoi Balla.

Mbledhja e delegatëve zhvillohet në bazë qarku, drejtohet nga drejtuesi politik i qarkut, norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar një votë për 650 anëtarë partie sipas normës së miratuar. Numri i kandidatëve të propozuar sipas qarqeve, bashkive në përbërje të tyre duhet të jetë të paktën plus një nga numri i atyre që zgjidhen deri në 50% mbi numrin e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare që zgjidhen.

Arena e Lajmit

Balla mbledh delegatët e Fierit: Një mandat më shumë në 2025 për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook