Iu sekuestruan celularë pa faturë blerjeje, në dyqanin e saj, e pëson 33-vjeçarja në Fier

Një 33-vjeçare nga Fieri ka përfunduar në telashe me policinë, pasi në dyqanin e saj u sekuestruan celularë pa faturë blerjeje. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet L.T.

NJOFTIMI I POLICISE
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar i DVP Fier, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. I., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi në subjektin në pronësi të saj (servis celularësh), janë gjetur dhe sekuestruar 14 celularë që kjo shtetase i dispononte pa faturë blerjeje, dhe dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Policia Rrugore:

-arrestoi shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Hamil, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 45 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur biçiklistin, shtetasin S. H., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 62 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
()

Arena e Lajmit

Iu sekuestruan celularë pa faturë blerjeje, në dyqanin e saj, e pëson 33-vjeçarja në Fier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook