Merkato e lojtarëve kuqezi, Broja dhe Mitaj në vitrinë, Serie A vëzhgon yjet e kombëtares

Europiani i verës është një vitrinë e mirë për të gjithë lojtarët e Kombëtares. Yjet kuqezi synojnë që të bëjnë paraqijte sa më të mira, në mënyrë që përformancat e tyre të “zgjojnë” interesin e skuadrave të rëndësishme.

Mbrojtësi anësor, Mario Mitaj ka spikatur me Shqipërinë në dy ndeshjet e para të Europianit, duke luajtur minutat e plota. Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, për Mitajn nuk mungon interesi nga Bolonja apo Lazio, por s’përjashtohet mundësia e kalimit te ndonjë skuadër edhe më e fortë. 20-vjeçari  aktualisht është pjesë e  Lokomotivës së Moskës në Rusi, ku në sezonin që kaloi luajti 21 ndeshje.

Një emër që përflitet shumë për te Milani është ai i Armando Brojës. Mediat bëjnë me dije se kuqezinjtë janë të vendosur të afrojnë sulmuesin shqiptar të Chelseat, pavarësisht prurjeve të tjera në sulm. Sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim e të shohim, ku me shumë mundësi të reja të rëndësishme do të vijnë pas përfundimit të europianit.

Arena e Lajmit

Merkato e lojtarëve kuqezi, Broja dhe Mitaj në vitrinë, Serie A vëzhgon yjet e kombëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook