PD thirrje qeverisë: BE kërkon mbrapsht paratë e vjedhura nga fondit IPARD

Partia Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë se Bashkimi Europian kërkon të kthehen mbrapsht paratë e vjedhura nga fondi IPARD.

Më tej PD thotë se paratë që BE i ka akorduar Shqipërisë, janë pjesë e fondeve të bujqësisë.

33 milionë euro janë vjedhur nga qeveria dhe patronazhistët e saj, thotë PD.

Deklarata e PD:

33 milionë euro te vjedhura nga qeveria me patronazhistët e saj të Ministrisë së Bujqësisë do të kthehen mbrapsht andej nga erdhën.

Këto janë paratë që BE i ka akorduar Shqipërisë si pjesë e fondeve të Bujqësise IPARD, por ato janë vjedhur ose abuzuar në forma te ndryshme.

OLAF organizmi që ka kryer hetimet mbi fondet e bujqësisë ka gjetur se në 47 milion të abuzuara në të gjithë BE, 33 milion i përkasin Shqipërisë.

Nuk është habi: Rilindja e ka dorën e rëndë dhe e ka bërë mavi kurrizin e Shqipërisë!

Olaf thekson se gjatë aplikimit të fondeve të IPARD II të këstit të parë dhe të dytë janë  konstatuar shkelje të rënda  te llojit:

* Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit një kompanie konsulence lokale;

* Kontratat jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar me oferta false,

* Ka çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas një hetimi të nisur vjet OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ti konsiderojë të paligjshme pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë të  IPARD II  në vlerën e 33 milionë eurove.

OLAF ka një rekomandim edhe më të ashpër:

BE të ndalojë alokimin e 112 milionë euro të financimit për IPARD III, derisa shteti shqiptar të ndërmarrë  masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Partia Demokratike e ka denoncuar edhe më parë këtë babëzi të pushtetit që ia heq fermerit dhe ia jep patronazhstit dhe oligarkut fondet e bujqësisë.

Fermerët shqiptarë janë më të diskriminuarit në rajon  përsa i përket subvencioneve (4 herë më pak se Kosova) dhe rikthimi i pagesave të kryera për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III është një alarm per ta dhe sektorin e bujqësisë.

E pashembullt në hajdutërinë e saj, kjo qeveri e pangopur po fut duart edhe tek ajo që duhej të ishte një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kombëtare.

Me këtë pangopje për të gllabëruar çdo qindarkë të mundshme, “Rilindja” po detyron fermerët të hedhin kanaleve prodhimet e tyre dhe të braktisin vendin.

Ky është edhe qëllimi: grabit dhe shpopullo.

Partia Demokratike u be thirrje fermerëve te ngrihen dhe te vihen ne krah te opozicionit. Kjo qeveri që vjedh ata që stërmundohen fushave e kodrave për t’jua dhënë të pangopurve me lidhje me pushtetin, duhet hedhur në kanal ashtu si fermerët hedhin prodhimet e tyre te kalbura.

O sot, o kurrë!

Arena e Lajmit

PD thirrje qeverisë: BE kërkon mbrapsht paratë e vjedhura nga fondit IPARD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook