TIA, fluturime nga Tirana drejt Zagrebit/ Ambasadori shqiptar në Kroaci: Intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Tashmë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të fluturojnë direkt drejt Zagrebit. Pak ditë më parë aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka zgjeruar listën e destinacioneve duke shtuar edhe fluturimin më të ri drejt Zagrebit, Kroaci.

Croatia Airlines ka kryer më datën 14 qershor fluturimet direkte Zagreb-Tiranë-Zagreb. Në aeroportin “Nënë Tereza” u mbajt një ceremoni festive e përurimit të fluturimit të parë të kësaj linje. Në këtë ceremoni krahas Ambasadorit Poda, morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Kroacisë në Tiranë, drejtues të kompanisë Croatia Airlines, CEO i Aeroportit “Nënë Tereza”, pasagjerët e parë të kësaj linje si dhe media të ndryshme.

Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Ambasadori Poda falënderoi kompaninë Croatia Airlines dhe Kastrati Group për këtë bashkëpunim, si dhe vlerësoi vendosjen e linjës direkte ajrore mes dy kryeqyteteve, si një projekt shumë të rëndësishëm. Ai gjithashtu nënvizoi impaktin që ky shërbim do të ketë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, investimet, turizmin si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dypalëshe.

“Kam bindjen se fillimi i këtyre fluturimeve direkte, do të intensifikojë bashkëpunimin e investimeve të ndërsjellta, turizmin dhe shkëmbimet tregtare”, -tha ambasadori shqiptar në Kroaci. Ceremonia përuruese kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Arena e Lajmit

TIA, fluturime nga Tirana drejt Zagrebit/ Ambasadori shqiptar në Kroaci: Intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook