Belgjika ka triumfuar 2-0 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Të besuarit e Tedescos kaluan në epërsi shumë shpejt, me anë të golit të Tielemans, i cili shfrytëzoi një asist përfekt të Lukaku.
Belgët u vendosën në kërkim të golit të dytë, por pa mundur dot t’a arrinin atë brenda fraksionit të parë. Rumunët provuan me kundërsulme, duke vendosur jo pak në rrezik portën e mbrojtur nga portieri Casteels.
Në pjesën e dytë, 3 pikët u siguruan nga de Bruyne.
(J.S/)