Presidenti i Shqipërisë Begaj viziton Gllogjanin, merr titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në një vizitë në Kosovë. Gjatë ditës ai ka qëndruar në Gllogjan, ndërsa komuna e Deçanit ka ndarë për presidentin Begaj titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit.

Kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj ka shkruar se bashkë me presidentin Begaj, kanë nderuar të rënët për liri.

“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”. Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Më tej, Haradinaj falënderoi presidentin Begajn për vizitën.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Presidenti i Shqipërisë Begaj viziton Gllogjanin, merr titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook