Taulant Balla: Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e një 18-vjeçari, i cili në bahskëpunim me një të mitur, i vodhi disa sende me vlerë, dy turistëve gjermanë në Himarë.

Balla në një postim në rrjetet sociale shprehet se Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. “Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”, shkruan ai.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla

Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj. Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut🙏

Arena e Lajmit

Taulant Balla: Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook