Temperaturat e pazakonta të qershorit, ja si i përballuan turistët e qytetarët në Berat

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë boshatisur rrugët e qytetit të Beratit. Temperaturat, që sipas parashikimeve kanë shkuar gjatë kësaj jave deri në 42 gradë celsius në Berat, kanë bërë që pjesa më e madhe e beratasve të preferojnë ti kalojnë në shtëpi orët e pikut, për të dalë e për tu freskuar mbrëmjeve kur temperaturat janë disi më të përballueshme për ta.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanëeb se në rrugët e qytetit janë të shumtë turistët, të cilët i sheh duke u freskuar lokaleve, lulishteve e shatërvanëve.

I vemti ambjent ku qytetarët beratas mund të freskohen për të përballuar temperaturat e larta të ditëve të fundit është lulishtja e qytetit, brenda të cilës ndodhet edhe një shatërvan i vogël.

Banorët shprehen se kjo lulishte është i vetmi vend ku ata mund të freskohen, edhe pse dalin vetëm disa orë paradite dhe në darkë, duke shmangur orët e pikut.

Qytetarët pohojnë se temperaturat e sivjetshme janë të pazakonta për muajin qershor, janë aq të larta sa edhe në hije është tmerr nga vapa.

Turistët e huaj, të ardhur në Berat shprehen se këto me këto temperatura që janë të papërballueshme për ta e kanë pasur tepër të vështirë ecjen në këmbë drejt zonave turisrike.

Sipas tyre, për të përballuar lëvizjet ata janë ulur në hije, janë freskuar në shatërvane, kanë pirë ujë e lëngje dhe më pas kanë vijuar guidat.

Arena e Lajmit

Temperaturat e pazakonta të qershorit, ja si i përballuan turistët e qytetarët në Berat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook