Thyerja e fjalëkalimeve, 60 sekonda mjaftojnë duke përdorur sulmin e zgjuar

Shumica e fjalëkalimeve mund të thyhen shumë më shpejt nga sa mendoni.

Mjafton algoritmi i duhur dhe ndoshta pak para, që procesi i thyerjes së fjalëkalimeve të realizohet nga 60 sekonda në 60 minuta.

Kjo të paktën sipas një analize nga Kaspersky, e cila na bën të ditur se 2/3 e 193 milionë fjalëkalimeve të analizuara u thyen në më pak se 60 minuta, dhe pothuajse gjysma në më pak se 60 sekonda.

Metoda e përdorur për ta bërë këtë quhet një sulm i zgjuar “brute-force”, ku hakerat krijojnë një algoritëm dhe më pas ai provon të gjitha kombinimet e mundshme për të gjetur fjalëkalimin e saktë.

“Algoritmet për hamendje të tilla janë trajnuar në baza të të dhënave të mëdha të fjalëkalimeve për të llogaritur probabilitetin e përsëritjes së disa shkronjave ose numrave dhe për të provuar kombinime të ndryshme”, tha kompania.

Arena e Lajmit

Thyerja e fjalëkalimeve, 60 sekonda mjaftojnë duke përdorur sulmin e zgjuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook