Zvicra po fiton 1-0 ndaj Gjermanisë në Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për Europianin.
“Panzerat” kaluan të parët në avantazh me Andrich, por goli u anulua, për shkak të një faulli. “Helvetët” ndëshkuan portën gjermane në minutën e 28-të, me Ndoye, pas një asisti të Freuler.
Të besuarit e Nagelsmann dominuan sa i takon mbajtjes së topit, por pa mundur dot të tregohen konkret. Në këtë sfidë, për zviceranët ishte titullar Xhaka, ndërsa Shaqiri e nisi nga stoli.
(J.S/)