Vrasja e ish-oficerit të krimeve, ja kush është personi i 5 i shpallur në kërkim/ Emri

Policia e Elbasanit arriti të identifikojë personin e 5-të të përfshirë në vrasjen e Roland Rexhepit, ish-oficerit të krimeve, që u ekzekutua në Elbasan në vitin 2009.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se personi i identifikuar dhe i shpallur në kërkim është Gëzim Balla, 50-vjeç, i dënuar më parë për prodhim e shitje narkotikësh, si dhe si anëtar i një grupi kriminal.

Lidhur me vrasjen e Rexhepit, Policia ka arrestuar më parë Marjus Tafën dhe Armando Llakajn, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabanin, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania, si dhe Donald Hoxhën, i cili u ekstradua dy muaj më parë nga Britania e Madhe.

Roland Rexhepi i njohur ndryshe si “Doda” në Elbasan u vra 15 vite më parë pranë banesës së tij dhe dy vite më pas iu ekzekutua edhe i vëllai.

 

 

Arena e Lajmit

Vrasja e ish-oficerit të krimeve, ja kush është personi i 5 i shpallur në kërkim/ Emri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook