Duro: Shqipëria ka alternativa, pres më shumë minuta për këtë lojtar, ndërrimet të bëhen në kohë

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro u shpreh para ndeshjes së Euro 2024, në News 24, në emisionin  “Euro 24”, se alternativat për Shqipërinë janë të shumta. Gjithashtu, ai theksoi se skuadra e parë e Spanjës nuk është në të njëjtin nivel me atë të dytën.

“Ne kemi një favor pasi lojtarët e Spanjës nuk e kanë atë rrezikshmërinë që kanë titullarët. Ata kanë shumë diferencë me ne, por nuk kanë rrezikshmërinë e Yamal, Rodri dhe Ëilliams.

Parashikimi? Dëshira dhe zemra do që të fitojë Shqipëria, por realiteti është i vështirë. Shpresoj që sonte të mos bëjmë ndërrimet me vonesë.

Nuk duhet të luajë Arbër Hoxha 5 minuta, duhet të luajë më shumë. Sot duhet të ketë minutazh. Kemi shumë alternativa” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Duro: Shqipëria ka alternativa, pres më shumë minuta për këtë lojtar, ndërrimet të bëhen në kohë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook