Dyseldorfi “flet” shqip, tjetër “pushtim” kuqezi, ndaj Spanjës priten 35 mijë tifozë shqiptarë

Sytë dhe zemrat e miliona shqiptarëve kudo në botë janë sot të fokusuar te përfaqësuesja kuqezi, me djemtë e Silvinjo që kanë një takim me historinë, pasi jemi ende në lojë, shpresojmë dhe besojmë se ndaj Spanjës mund të vëmë në jetë një mrekulli.

E sigurt është se në Dyseldorf do të jenë të pranishëm afro 35 mijë tifozë kuqezi. Kristi Sejatllari, i dërguar i News24 në Gjermani, në një lidhje live, përcolli emocionet e para nga qyteti ku Shqipëria do të zhvillojë në orën 21:00 ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

“Në orët e para të mëngjesit, kam parë lëvizje të tifozëve shqiptarë. Është ende herët për të bërë atë marshimin siç u bë në dy ndeshjet e para. Pritet një numër i madh i shqiptarëve në Dyseldorf. Siç e thash, nëpër bare janë ulur shumë shqiptarë, dhe atmosfera sa vjen dhe ‘nxehet’. Edhe te Kroacia kishim shumë tifozë. Por sot sa i përket ndarjes së tifozerive, ata spanjollë, nuk do ta kalojnë 12 mijë tifozëve. Stadiumi mban 47 mijë vende, ndërkohë që rreth 35-37 mijë do të jenë tifozë shqiptarë. Pritet që të ketë një tjetër pushtim të këtij qyteti nga shqiptarët. Kjo është një reklamë shumë e mirë për shqiptarët, pasi nuk kemi parë asnjë incident me tifozët tanë. Ata kanë festuar dhe pirë bashkë, të dyja tifozeritë, pavarësisht rezultateve.”, -tha gazetari.

()

Arena e Lajmit

Dyseldorfi “flet” shqip, tjetër “pushtim” kuqezi, ndaj Spanjës priten 35 mijë tifozë shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook