Gjendet i plagosur një person, dyshimet e para

Një person është gjendur i plagosur në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri është goditur me mjete të forta në shpatull. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet e ditur se pasi ky shtetas është dërguar në spital është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të.

Për të zbardhur konfliktin policia ka shoqëruar në komisariat personin që sipas pretendimeve të shtetasit të dëmtuar është autori.

Në vijim do të merret në pyetje për të zbardhur të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

Arena e Lajmit

Gjendet i plagosur një person, dyshimet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook