Efektivët e komisariatit të Pogradecit kanë ndaluar një 20 vjeçar i cili ishte në kërkim.
Sipas komunikatës nga Policia, i riu dyshohet se më datën 22.06.2024, në fshatin Gështenjas ka vjedhur një shumë parash.
Nga hetimet ka rezultuar se paratë 20-vjeçari i ka vjedhur në banesën e një 62-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Pogradec ndaloi shtetasin në kërkim A. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 22.06.2024, në fshatin Gështenjas, Pogradec, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 62-vjeçari.