Tifozët shqiptar kanë qenë kryefjala e këtij Evropiani duke dhuruar spektakël në të gjithë qytetet ku ka luajtur ekipi përfaqësues. Këto ditë kemi përcjellë live atmosferën nga çdo qytet, kudo ku ka pasur tifozët kuqezi, por këtë herë News 24 vjen me një lidhje ndryshe, me një grup tifozësh unik, të cilët vendosën të udhëtonin nga Shqipëria për në Gjermani në grup dhe me motorë.
Ne jemi mësuar të shohim gjermanë që vijnë në Shqipëri me motorë, por nuk kishim parë shqiptarë të shkonin në Gjermani, si ju lindi kjo ide?
Kërkojmë nga të gjithë që të ulin pak zërin, forca Shqipëria. Ideja na ka lind që gjatë kualifikimeve. Jemi nisur që nga Saranda dhe kemi 13 ditë që ndjekim kombëtaren nga mbrapa.
Si ju kanë pritur, ka pasur reagime nga tifozët e tjerë?
Tifozëria jonë është çmendur fare kur kalonin motorrët.
Mos gaboj keni qenë të pranishëm në çdo qytet ku ka luajtur Shqipëria, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje, ku jeni kënaqur më shumë?
Ndjesi e papërshkrueshme. Përshtypja na ka bërë tifozlliku, ata janë të rrallë. Ju falenderoj ju për intervistën.
Më jepni një parashikim, si del ndeshja sot?
2-1 del ndeshja për Shqipërinë.
(J.S/)