Një Evropian “ëndrrash”, Shqipëria luan “all-in” kundër Spanjës, kuqezinjtë kapen pas…matematikës

Në një grup “ferri”, me ekipe si Spanja, Italia dhe Kroacia, dukej se fati i Shqipërisë ishte i shkruar që në short, por ndryshe nga perceptimi publik, kuqezinjtë janë ende të “gjallë” një xhiro përpara fundit, sfidojnë “furinë e kuqe” me një objektiv të vetëm fitoren, për të synuar një kualifikim historik për në fazën e 1/16.

Në letër edhe kjo duket e pamundur, do të kënë përballë ekipin më në formë të këtij evropiani, e vetmja skuadër që nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka shënuar katër, 6 pikë të plota që i dhuruan kreun e grupit. Pavarësisht këtij fakti, kuqezinjtë besojnë, fundja në futboll asgjë nuk ka të pamundur, ndërsa kemi vërtetuar edhe gjatë këtij Evropiani se kemi një ekip me shumë cilësi, lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjen në çdo moment.

Shqipëria vjen në këtë sfidë të fundit të fazës së grupeve me 1 pikë dhe me një golavarazh -1, kemi shënuar 3 gola dhe kemi pësuar 4.

Në letër sërish, Shqipërisë mund t’i mjaftojë edhe një barazim kundër Spanjës për të kaluar më tej, por ky është edhe varianti më i vështirë pasi fati i Shqipërisë lidhet ngushë me rezultatet e grupeve C dhe F.

()

Arena e Lajmit

Një Evropian “ëndrrash”, Shqipëria luan “all-in” kundër Spanjës, kuqezinjtë kapen pas…matematikës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook