Tifozët kuqezi, kudo në botë, prej ditësh janë me “laps e letër” në dorë, kjo pasi ky Evropian i “çmendur” pritet të vendoset me “foto-finish”. Një xhiro përpara fundit, ndryshe nga se pritej, Shqipëria është ende në lojë, por ndaj Spanjës kërkohet një mrekulli e vërtetë. “Furia e kuqe” është një tabu e madhe për Shqipërinë, në një kohë kur në 8 përballje nuk kemi arritur kurrë t’i marrim qoftë dhe një pikë, ndërsa kemi mundur t’i shënojmë vetëm 3 herë.
Në rast të një mrekullie të tillë, nëse dalim me tre pikë nga takimi kundër Spanjës, Shqipëria do të kualifikohej për në fazën e 1/16., kjo është e sigurt. Mund të kualifikohet nga vendi i dytë, nëse Kroacia nuk fiton përballë Italisë me goleadë, për momentin ballkanasit janë -3 me golavarazh.
Mund të kualifikohemi edhe si një nga 4 ekipet e treta më të mira të këtij Evropiani, por më parë duhet t’i marrin një barazim Spanjës. Me dy pike hipotetike, duhen disa kombinime për të na dërguar më tej, pasi një prej tyre ra menjëherë pas fitores së Hungarisë kundër Skocisë.
Ndeshjet që do t’i interesonin Shqipërisë në këtë skenar vijw nga grupet C dhe F, janë ato mes Sllovenisë dhe Anglisë, Serbisë dhe Danimarkës, Çekisë dhe Turqisë, Gjeorgjisë dhe Portugalisë. Kuqezinjtë nga ky skenar do të shpresonin që Anglia ta mposht Slloveninë me dy gola diferencë, Turqia të fitojë ndaj Çekisë, Danimarka ta mposht Serbinë si dhe Gjeorgjia të mos marr pikët e plota ndaj Portugalisë.
Për të mos lënë fatin në duart e rivalëve, Shqipëria do të tentojë gjithçka për gjithçka kundër Spanjës, fundja nuk kanë asgjë për të humbur, ekipi i Sylvinho-s e ka fituar prej kohësh Evropianin e tyre.
()