Ministri i Jashtëm Igli Hasani mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit perëndimor, që u mbajt në Luksemburg.
Ministri Hasani rikonfirmoi përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të Bashkimit Evropian si dhe nënvizoi integrimin gradual si një prej mekanizmave të duhur për zgjerimin e BE.
“Ndërsa jemi gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare, është e rëndësishme të pranohet që sfidat e shumëfishta nënvizojnë nevojën për një front të bashkuar.
Ne duhet të bashkëpunojmë më ngushtë dhe të forcojmë koordinimin. Kështu mundemi që përmes demokracive tona dhe shtetit ligjor të mbrojmë sigurinë dhe mirëqënien e popujve tanë, popujve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministri Hasani.
Ai u prit në takim nga Komisioneri Varhelyi, si dhe u takua me homoogët hungarezë e letonezë.