EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për shitje narkotikësh, arrestohet në Kapshticë 50-vjeçari turk, pritet ekstradimi

Mehmet Akman, një 50-vjeçar me shtetësi turke është arrestuar nga autoritetet në doganën e Kapshticës.

Blutë njoftojnë se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton i dënuar nga gjykata turke me 10 vite e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotik.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij, në Turqi.

Njoftimi: 

I dënuar nga autoritetet turke, me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave për të shtuara për përballimin e fluksit, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk:

Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi.

Arena e Lajmit

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për shitje narkotikësh, arrestohet në Kapshticë 50-vjeçari turk, pritet ekstradimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook