Euro 2024/ Aventura e Shqipërisë në gjuhën e shifrave, ja “gjurmët” që kemi lënë pas në këtë evropian

Shqipëria përfundoi aventurën në Euro 2024, pas humbjes së dytë në grup, atë ndaj Spanjës 0-1 në Dusseldorf. Një paraqitje më shumë se pozitive e djemve tanë kuqezi, po të kemi në konsideratë, se kë kishim përballë në grup. Një fat i paracaktuar që në short, por i gëzohemi performacës më shumë se dinjitoze jo vetëm ndaj Spanjës, por edhe në dy sfidat e mëparshme. Shqipëria luajti si e barabartë, pavarësisht se përballë kishte 3 skuadra që kanë fituar trofe dhe kanë në përbërje lojtarë që vlejnë disa fish herë më shumë se sa lojtarët tanë.

Por si dolëm nga ky evropian? Nëse do t’i përmbahemi gjuhës së shifrave, Shqipëria e mbylli aventurën e saj e fundit në grup, me vetë 1 pikë, pas 1 barazimi dhe 2 humbjesh. Kemi realizuar gjithsesj 3 gola, por kemi pësuar 5.
Por a do të mbahet mend paraqitja e Shqipërisë në Euro 2024, pavarësisht se e mbylli në vendin e fundit në grup aventurën e saj?
Patjetër që po, veçanërish për 2 elementë. Shënuam golin më të shpejtë në finalet e një evropiani, atë të Bajramit ndaj Italisë, pas vetëm 23 sekondash si dhe Klaus Gjasula u fut histori, si lojtari i vetëm në kompetiicon, i futur në fushën e lojës nga bankina, që të shënojë gol dhe autogol njëkohësisht.

Shqipëria e kishte këtë pjesëmarrje në evropian, për herë të dytë në histori. 8 vite më parë në Francë, e mbyllëm grupin me 3 pikë, pas një suksesi ndaj Rumanisë dhe dy humbjeve ndaj Zvicrës dhe Francës. Gjithsesi krahasimet me 8 vite më parë është mirë mos bëhen, po të kemi parasysh se kishim një grup tjetër futbollistes dhe stafi teknik, por mbi të gjitha sepse këtë evropian, në raport me kundërshtarët, kishim një grup me një koeficient vështirësie padyshim më të lartë.
E rëndësishme është, që ekipi ynë përfaqësues ka fituar eksperiencë, pas pjesëmarrjes në këto evropiane, eksperiencë e tillë që mund të jetë shumë e vlefshme për të ardhmen.

Arena e Lajmit

Euro 2024/ Aventura e Shqipërisë në gjuhën e shifrave, ja “gjurmët” që kemi lënë pas në këtë evropian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook