Europiani i Shqipërisë, spektakël kuqezi nga tifozët, kombëtarja del “e fituar” nga Euro 2024

Shqipëria u largua përpara kohe nga Europiani, pasi u rendit e fundit në grupin B me vetëm 1 pikë. Përveç atyre që u pa fushë, tifozët shqiptarë dhuruan spektakël në tribuna, duke përkrahun kombëtaren në çdo ndeshje.

Në sfidën e parë ndaj Italisë, në Dortmund ishin të pranishëm plot 50 mijë tifozë të përfaqësueses tonë, muri i “verdhë” u shndërrua në murin “kuqezi”. Pamjet “pushtuan” globin, një uragan i vërtetë që dukej sikur s’po ndalej.

Më pas, një numër vërtetë i lartë tifozësh edhe ndaj Kroacisë në Hamburg. Marrëdhënia e mirë me kroatët u vu re, aty nuk mungoi edhe festa e përbashkët.
Në takimin e fundit, atë ndaj Spanjës në Dusseldorf ishin mbi 35 mijë mbështetës shqiptarë.

Në Shqipëri, në sheshet kryesore në qytete të ndryshme pati grumbullime të ndryshme, entuziazëm dhe emocion i madh para, gjatë dhe pas çdo “beteje”.Kombëtarja me të vërtetë u eleminua, por ne fituam një nga ndeshjet më të rëndësishme, atë të tribunave. Sido që shkoi, ne do të mbahemi mend edhe për diçka, rekordet e shumë-dëshirueshme në futboll.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Europiani i Shqipërisë, spektakël kuqezi nga tifozët, kombëtarja del “e fituar” nga Euro 2024

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook