A.K., 44-vjeç është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Kavajës.
Sipas edhe informacioneve nga blutë e Durrësit, 44-vjeçari ka goditur me thikë një shtetas tjetër.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Teksa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.