Bashkimi i opozitës përcaktohet si një nga prioritetet kryesore në një projektrezolutë të miratuar nga Kryesia e PD-së, e cila pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie që do të mbahet ditën e premte.
Në draftin e rezolutës, të siguruar nga gazetari i News24, Osman Stafa, thuhet se aksioni politik i PD duhet të synojë jo vetëm bashkimin e demokratëve në një front të vetëm përballjejeje me narkoshtetin, por bashkimin e të gjithë opozitarëve që Qeverinë e Edi Ramës e konsiderojnë si rrezik kombëtar.
Në funksion të kësaj, në rezolutën e miratuar nga Kryesia e PD-së, i kërkohet degëve të kësaj partie, që të përgatisin terrenin për të bashkuar të gjithë demokratët dhe opozitarët, duke lënë mënjanë çdo ndasi, mosdakordësim apo dallim.
Në projekt-rezolutë vihet theksi te Qeveria teknike, ndërsa PD angazhohet se do të bëjë gjithçka për të realizuar këtë, si të vetmen rrugë që mund të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Shqipëria është duke kaluar një situatë shumë të rëndë ekonomike, shoqërore dhe politike, më të vështirën që pas përmbysjes së regjimit totalitar në dhjetor të vitit 1990. Narkoshteti tashmë i instaluar në Shqipëiri, ka asfiksuar thuajse çdo hapësirë të demokracisë politike dhe shoqërore, të lirisë së pronës dhe sipërmarrjes. Shteti lgjor është zëvendësuar me narkoshtetin;
Krimi i organizuar sot kontrollon efektivisht qeverinë dhe politikbërjen, ekzekutivin dhe legjislativin, nëpërmjet fenomenit të kapjes së shtetit. Narkoeurot, paratë e krimit të organizuar pastrohen haptazi nën kujdesin e qeverisë, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Në këmbim, më pas me to blihen vota për të mbajtur narkoshtetin në pushtet. Ky rreth vicioz ka pamundësuar rotacionin normal politik, në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve;
Projekti “Shqipëria e shpopulluar – Shqipëria pa shqiptarë“, është goditja më e rëndë që i jepet Shqipërisë, kombit shqiptar pas rrënimit inaterial dige njerëzor që solli regjimi totalitar i Enver Hoxhës”, thuhet ndër të tjera në projekt-rezolutë.