Edhe pse ishte thjeshtë një ndeshje formale, pasi i kishin mbyllur llogaritë me kualifikimin, spanjollët luajtën maksimalisht ndaj Shqipërisë, duke marrë një sukses 1-0 dhe duke i dërguar kuqezinjtë e Sylvinhos në shtëpi përpara kohe.
Entuziazmi është i madh edhe tek tifozët iberik, të cilët sipas asaj që mësojnë mediat, ishin plot 12 milionë spanjollë që po ndiqnin ndeshjen nga televizori. Ata kanë të drejtën e plotë për të festuar, pasi u kualifikuan me pikët e plota.
(J.S/)