Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë një fjalimi të mbajtur lidhur me komisionin anti-korrupsion, që u miratua nga Kuvendi me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë në këtë nismë.
Rama u shpreh opozita nuk e beson as vetë se do të vijë në pushtet vitin tjetër, kohë kur do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
“Që të mendosh seriozisht se do të vish në pushtet vitin tjetër, duhet të jesh më i interesuari që të vish në këtë tryezë, të gjitha këto do ti kesh ti për tu marrë, qoftë edhe si një kurs parashkollor, kjo mund të vlejë për tu përgatitur, që në momentin kur të marrësh pushtetin, të jesh gati.
Po sigurishst që, gjasat janë që askush nga ata që thonë se do të marrim pushtetin vitin tjetër, nuk e besojnë as vetë që do të marrin pushtetin vitin tjetër”, tha Rama.