“KLSH e evidentoi, por nuk u mor asnjë masë”, gazetarja për skandalin tek Onkologjiku: Në 2023 një grua denoncoi në MD se nuk i ishte dhënë dozë e plotë ilaçi, por…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me megaskandalin e zbuluar dje tek Onkologjiku.

Gazetarja Klodiana Lala tha se një raportim për një rast të ngjashëm, pra për mosdhënie të dozës së plotë të medikamentit, me justifikimin se një gjë e tillë do t’i merrte jetën, është raportuar në nëntor të 2023 në Ministrinë e Drejtësisë nga një grua. Më pas ka nisur hetimi.

Ndërkohë, sipas gazetares Lala, pavarësisht se mjekët e Onkologjikut akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, aty ka elementë të tentativës së vrasjes apo vrasjes.
Ajo u shpreh se të afërmit e personave që kanë humbur jetën nga kanceri dhe dyshojnë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se doza nuk u është dhënë e plotë akuza për vrasje apo tentativë vrasjeje.

Ngelet për t’u sqaruar se si ka mundësi që barna të çilat duhet të gjendeshin vetëm tek spitali Onkologjik gjendeshin në farmacitë aty pranë, apo fakti që asnjë masë nuk është marrë edhe KLSH në një raport të mëparshëm evidentoi hyrjen e mallrave kontrabandë në vend.

Arena e Lajmit

“KLSH e evidentoi, por nuk u mor asnjë masë”, gazetarja për skandalin tek Onkologjiku: Në 2023 një grua denoncoi në MD se nuk i ishte dhënë dozë e plotë ilaçi, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook