Ish-Kryeministri Sali Berisha duke komentuar skandalin e mjekëve te Onkologjiku në QSUNT tha se nuk mbron asnjë njeri që shkel Betimin e Hipokratit apo ata që shkelin kodin themelor të humanizmit të mjekut.
Berisha u shpreh se aparatura e kobaltit mbjell vdekje te të sëmurët, mbjell vdekje te personeli, mbjell vdekje te banorët e zonës.
“Ju duhet ta dini se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Aparatura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra.
Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm.
Rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qeni.
Aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant.
Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë”, tha Berisha.