“U cënua siguria kombëtare”, Dogjani bën akuzën: Ndërhyrja në TIMS me urdhër të politikës, donin të fshinin gjurmët

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani deklaroi së ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë me urdhër të politikës.

Nga Komisioni Hetimor për sistemin TIMS, Dogjani tha se në këtë rast është cënuar siguria kombëtare, me qëllim që persona me pushtet politik të fshihnin gjurmët e tyre për lidhjet me krimin.

“Është provuar se në sistem është ndërhyrë dhe janë eksportuar të dhënat, me USB, dhe ndodhen në Prokurorinë e Tiranës. Kanë dalë raste kur zyrtarë, ku shihen përmes sistemit TIMS, udhëtojnë me eksponentë të krimit, si Ahmetaj. Edhe budalli e di se pas kësaj ndërhyrje qëndrojnë persona me pushtet, me suport politik. I ka futur dikush nga politika, nga qeveria, për të marrë të dhënat, për t’i fshirë dhe më pas të fshirë lëvizjen e tyre. Duhet të bëjmë gjithçka për të provuar se kush i ka shtyrë këto. Ne kemi dyshimet tona. Në këtë kohë është cënuar siguria kombëtare dhe të dhënat e shqiptarëve. Janë eksportuar miliona lëvizje të qytetarëve shqiptarë, ndaj duhen mbledhjet e hapura.”, tha Dogjani.

()

Arena e Lajmit

“U cënua siguria kombëtare”, Dogjani bën akuzën: Ndërhyrja në TIMS me urdhër të politikës, donin të fshinin gjurmët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook