Posedonte armë zjarri, granata dhe fishekë, arrestohet 56-vjeçari, procedohet i biri

Një 56-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Elbasanit, teksa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij.

Pas kontrollit në banesën e babait të 27-vjeçari policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla dotonatorë, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.

Ky kontroll erdhi pas një denoncimi, fillimisht për 27-vjeçarin nga bashkëshortja e tij të cilët janë në proces divorci.

Pas kallëzimit të shtetases në polici e cila ka pretenduar se është dhunuar psikologjikisht, është kryer një kontroll në banesën e 27-vjeçari më pas edhe të babait të tij.

Tashmë materialet kanë kaluar në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Angazhim maksimal për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe reagim profesional e në kohë ndaj rasteve të dhunës në familje dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët.

Si rezultat i inteligjencës së menjëhershme policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Next”.

Posedonte në banesë armë zjarri kallashnikov, granata, kapsolla detonatore dhe municion luftarak, vihet në pranga 56-vjeçari.

Procedohet penalisht djali i tij, për dhunë në familje.

Menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasje se ajo ishte dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, 27 vjeç, me të cilin ishin në proces divorci, Komisariati i Policisë Elbasan, bazuar në inteligjencës policore se babai i 27-vjeçarit posedonte në banesë  armë zjarri dhe lëndë plasëse, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e babait të tij, shtetasit B. Ç., në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua poseduesi i armës së zjarrit dhe lëndëve plasëse, shtetasi B. Ç., 56 vjeç.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 29 vjeç, djali i shtetasit B. Ç., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën janë në proces divorci.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Posedonte armë zjarri, granata dhe fishekë, arrestohet 56-vjeçari, procedohet i biri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook