Skandali te Onkologjiku, ja si e zbuloi KLSH/ Shehu: SPAK të hetojë, problematika edhe më e madhe

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar atë që sot konsiderohet skandal te spitali Onkologjik pranë QSUNT, por rekomandimet e tij, duket s ekanë rënë në vend të shurdhër dhe nuk janë marrë parasysh.

Kjo të paktën sipas kreut të KLSH, Arben Shehu, i cili shprehet se në verën e vitit 2023 u krye një audit dhe u zbuluan pa fund shkelje.

“Jemi në kushtet ku ne kemi konstatuar një sërë problematikash përgjatë auditimit sepse dua të theksoj këtu që janë kryer dhe po kryhen, pjesë e të cilave është edhe spitali Onkologjik dhe njëkohësisht dua t’ju them me përgjegjësi të plotë se jemi në një lloj trajtimi të thelluar, procese të cilat janë të papërfunduara, njëkohësisht jemi në trajtim të thelluar juridik në ato raste të cilat janë të përfunduara dhe duhet t’ju bëj me dije se përfundimi i problematikave në spitalin Onkologjik pavarësisht rëndësisë që ka është vetëm një pjesë e segmentit të situatës reale”, tha Shehu për Top Channel.

Në vijim, kreu i KLSH shprehet se dosja me abuzimet duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.

“Problematika për fat të keq është më e madhe dhe ne kemi qenë të detyruar dhe jemi të detyruar që të ndërthurim përgjegjësitë jo vetëm të një institucioni, për të nxjerrë në pah një tablo të plotë të të gjithë situatës në këtë drejtim.

Dua t’iu theksoj se është shumë e rëndësishme që pavarësisht vlerësimit për punën e bërë nga ana e Prokurorisë jemi të mendimit dhe kemi diskutuar në mënyrë të padiskutueshme se kjo është një kompetencë e Prokurorisë Speciale për shkak të përcaktimeve që ka në ligj dhe për shkak të rëndësisë që ka problematike që ne do ta bëjmë publike në vijim”, tha kreu i KLSH-së, Arben Shehu.

Arena e Lajmit

Skandali te Onkologjiku, ja si e zbuloi KLSH/ Shehu: SPAK të hetojë, problematika edhe më e madhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook