“Territor i pastër”/ Mega-operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen 13 mijë bimë kanabisi

Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Territor i pastër” ka sekuestruar 13 mijë bimë kanabisi.

“Vijon me intensitet nga ajri dhe nga toka, megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Kjo fazë e megaoperacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Asgjesohen  13 194  fidanë e bimë kanabis( 6500 fidanë dhe 6694 bimë kanabis)”, thuhet në njoftim.

“Vijon me intensitet nga ajri dhe nga toka, megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Kjo fazë e megaoperacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Asgjesohen  13 194  fidanë e bimë kanabis( 6500 fidanë dhe 6694 bimë kanabis)

Bazuar në koordinatat e siguruara me parë nga monitorimet me dron të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është bërë e mundur që nëpërmjet disa fluturimeve me helikopterin e  Forcave Ajrore, 80 punonjës policie të kryenin kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Brashtës”

Gjatë kontrolleve në këtë zonë u gjetën dhe u asgjësuan 13 194 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa. Ndërkaq, gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar dhe proceduar 41 shtetas.

Operacioni nga ajëri  dhe toka do vijojë Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Shkodër  mbetet e përkushtuar në luftën kundër kultivimit të cannabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Policia e Shtetit inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që ata hasin”, thuhet në njoftim.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Territor i pastër”/ Mega-operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen 13 mijë bimë kanabisi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook