Të dhënat e Censit, Gëzim Tushi: Plakja e popullsisë tronditëse, arritëm kufinjtë…

Në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24 janë diskutuar të dhënat e censit që u bënë publike ditën e sotme.

Sociologu Gëzim Tushi tha se analiza demografike nuk duhet bërë pa përgjegjësi dhe vetëm në aspektin e statistikave. Ai tha se ne sot duhej të ishim 4.2 deri në 4.5 mln banorë, por këtu ka ndikuar emigracioni, një proces i pandërprerë.

Tushi tha se nëse ai i viteve ’90 ishte i justifikuar, pas bunkerizimit ku kishin jetuar, luftës së klasave dhe gjenocidit si pasojë e regjimit komunist, por ky procesi i emigrimit ka vijuar, edhe pse ndoshta nuk është në shpërngulje të mëdha të popullsisë.

Socialogu tha se sot kemi një emigrim konstant, individual, ku ndoshta shumë largohen për efekt karriere.

Në vijim, Tushi tha se befasuese dhe tronditëse nga të dhënat e Censit është plakja e popullsisë, duke arritur kufinjtë e plakjes europiane me shpejtësi të rrufeshme.

“Përpara 3 dekadave ishim popullsia më e re në Europë, me moshën mesatare 27 vjeç, ndërsa sot kemi arritur në moshën mesatare 42. Kjo ka pasoja shumë të mëdha, është pasojë kombëtare”, tha Tushi.

 

Arena e Lajmit

Të dhënat e Censit, Gëzim Tushi: Plakja e popullsisë tronditëse, arritëm kufinjtë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook