“The Guardian” sjell 10 statistika interesante për “Euro 2024”, faktet nxjerrin zbuluar Anglinë, s’mungon Bajrami

Faza e grupeve në Euro 2024 dhuroi emocione të mëdha. Përveç rekordeve që i shtuan bukurinë kompeticionit, nuk mund të lihen pa përmendur edhe statistikat, që në futboll jo pak herë janë një tregues i qartë.The Guardian ka publikuar një listë shumë interesante statistikash. Gjigandi mediatik ka renditur të parin faktin që në fazën e grupeve nuk është realizuar asnjë gol nga goditja e dënimit. Anglia jo më kot kritikohet, Fill Foden ka dhuruar vetëm një pas për Kejn, teksa ka preferuar që më shumë të kthejë topin mbrapa. Grupi C, në të cilin, britanikët e mbyllën në vendin e parë ka prodhuar vetëm 7 gola.

Ndër detaje të tjera interesante, Lukaku ka shënuar disa gola por i janë anuluar nga VAR. Sulmuesi belg numëron 7 gjuajtje në portë.
Besojeni apo jo, por sfida e fundit e grupeve Turqi-Çeki solli 18 kartonë. Natyrisht, në këtë artikull nuk mungoi as Nedim Bajrami, goli i tij pas 23 sekondash lojë në histori është më i shpejti.

Në fund, 326 pasime të kompletuara nga Kroos dhe 134 topa të rikuperuar nga Gjeorgjia. Euro 2024 tashmë po hyn në një fazë edhe më të nxehtë dhe shifrat pritet të jenë edhe më interesante se kaq.

Guardian
Guardian
Arena e Lajmit

“The Guardian” sjell 10 statistika interesante për “Euro 2024”, faktet nxjerrin zbuluar Anglinë, s’mungon Bajrami

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook