Veliaj takon ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës në Sarajevë: Qytetet duhen inkurajuar për t’u përshtatur me ndryshimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, ku po zhvillon takime zyrtare në cilësinë e presidentit të rrjetit të B40. Pas takimit me homologen e tij, kryebashkiaken Benjamina Karić, Veliaj takoi ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës me të cilin ndanë ide për transformimin urban të qyteteve.

“Kënaqësi të takoja mikun e vjetër, ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edin Forto, në Sarajevë, në kuadër te turit në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit.

Është e rëndësishme të kemi qeverisje vendore të qëndrueshme për të implementuar transformimet urbane, qytetet duhet të inkurajohen për t’u përshtatur me ndryshimin!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Arena e Lajmit

Veliaj takon ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës në Sarajevë: Qytetet duhen inkurajuar për t’u përshtatur me ndryshimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook