Denoncimi i Partisë Demokratike: Kemi prova të reja! Korrupsioni transnacional donte të asgjësonte PD

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar se “korrupsioni transnacional donte të asgjësonte PD-në dhe mënjanimin me çdo kusht të Sali Berishës”.

“Kemi prova të reja”, u shpreh ajo, teksa shtoi se “Fakti se kryetari i PD është në arrest politik pa asnjë provë dhe fakt prej 180 ditësh është shembull ekselent i kësaj.”

Deklarata:

Në vitin 2018 Edi Rama ka përdorur 2 VKM të sigluara “Sekret”, njëra prej të cilave me nr.308, e datës 23 maj, “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG” për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë” në vlerën 375 mijë euro.

Megjithëse KLSh në raportin auditues të vitit 2018 lidhur me zbatimin e buxhetit të shtetit ka gjetur shkelje për përdorimin e fondeve rezervë, mangësi në dokumentacion, mungesë relacionesh shpjeguese, dhe preventiva të shërbimeve në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimit standard të zbatimit të tij, “ERNST & YOUNG” në 07 maj 2019 përfiton pagesën prej 375 mijë euro nga MF për shërbimin e konsulencës.

Gjatë ceremonisë të mbajtur në KM në Maj 2018 për nënshkrimin e kësaj kontrate, përfaqësuesi i Ernst & Young z. Louis Bladel tha:

“Unë jam Louis Bladel dhe jam përfaqësues i Ernst & Young në SHBA. Përpara se të isha këtu, kam patur pozicione drejtuese në FBI. U bashkova me Ernst & Young me dëshirën time për t’u marrë me vendet dhe korporatat në luftën kundër korrupsionit si një çështje mjaft e ndjeshme. Në Ernst & Young unë punoj në shërbimet kundër mashtrimit. Kur u kontaktuam nga z Rama sollëm një ekip të përbashkët nga Gjermania për të punuar me shqiptarët në këtë Task-Forcë në luftën kundër korrupsionit”…

Sjellim në vëmendjen tuaj, se emri i 𝐙. 𝐋𝐨𝐢𝐮𝐬 𝐁𝐥𝐚𝐝𝐞𝐥, doli në akt-akuzën amerikane ndaj ish shefit të zbulimit të FBI-së në New York, 𝐂𝐡𝐚𝐫𝐥𝐞𝐬 𝐌𝐜𝐆𝐨𝐧𝐢𝐠𝐚𝐥, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐢 𝐟𝐚𝐣ë𝐬𝐢𝐧ë 𝐬𝐞 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐢 𝐧ë 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐧𝐣ë 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 “𝐪ë 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐑𝐚𝐦𝐚”.

Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”.

Në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së New Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.

Pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit.

Kështu, në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njofton shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj.

Ernst & Young Albania shpk me origjinë të kapitalit 99% kompaninë qipriote Ernst & Young Southeast Europe Public Limited dhe 1% kompaninë serbe Ernst & Young Beograd.

Por, kjo kompani është pjesë e rrjetit global të Ernst & Young Global Limited, kompania kontraktore e konsulencës sipas VKM nr.308, datë 23 maj 2018.

Edi Rama nuk ka harruar planin e punës së diskutuar në darkën sekrete me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 Mars (konfirmuar nga eksperti kanadez Stephen Mclntyre).

Vetëm pak javë më vonë, Bladel erdhi në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Këto janë prova të reja për marifete të vjetra, dhe dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike dhe mënjanimin me çdo kusht të liderit historik të saj, Prof. Dr. Sali Berisha.

Fakti se kryetari i PD është në arrest politik pa asnjë provë dhe fakt prej 180 ditësh është shembull ekselent i kësaj.

Arena e Lajmit

Denoncimi i Partisë Demokratike: Kemi prova të reja! Korrupsioni transnacional donte të asgjësonte PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook